Djali i Inva Mulës dhe Pirro Çakos flet për njerkun: Hetemin nuk e kam dashur, por lindja e motrës…(Video) - VIP - Kosova Sot
Djali i Inva Mulės dhe Pirro Ēakos flet pėr njerkun: Hetemin nuk e kam dashur, por lindja e motrės…(Video)

Djali i Inva Mulės dhe Pirro Ēakos flet pėr njerkun: Hetemin nuk e kam dashur, por lindja e motrės…(Video)

Ai vjen direkt nga Parisi, por nuk ka lidhje me pasarelat e modës. Antoni Çako është djali i sopranos Inva Mula dhe kompozitorit Piro Çako.

22-vjeçari duket se ka trashëguar nga familja e tij genin e artistit. Ai ka lindur dhe është rritur në Paris, ka disa kohë që i është përkushtuar muzikës dhe gjatë këtij viti është gati të debutojë si producent në skenën europiane të muzikës elektronike.

Por në një intervistë për “Jo Vetëm Modë”, ai ka folur për pasionet e tij por edhe për familjen.

Image

Antoni flet edhe për marrëdhënien me motrën e tij 5-vjeçare:

“Kam një marrëdhënie siç mund të ketë një 22-vjeçar dhe 5-vjeçare. Mezi pres që të rritet që të kemi një marrëdhënie edhe më të afërt”.

Ndërsa për bashkëshortin e nënës së tij, Hetem Ramadani ai shprehet:

Fillimisht kur u lidh me mamin, isha 143 vjeç, nuk e pranoja siç nuk e pranon çdo 13-vjeçarë, sepse isha xheloz, por kur lindi Nina çdo gjë ndryshoi.Tani me Hetemin kemi një marrëdhënie shumë të mirë, kam shumë respekt. Është burrë shumë i mirë, kemi marrëdhënie shumë të mirë, e respektoj shumë”.

Image

Në “Jo vetëm modë” ai shpreh edhe vlerësimin që ka për dy prindërit e tij.

“Jam fansi më i madh i babait, jam shumë krenar për muzikën që ka bërë. Jo sepse jam djali i tij, por mendoj se është kompozitori më i madh, të paktën i gjeneratës së vet…” Sa i përket sopranos Mula, ai thotë: “Mami im është zëri më i madh i rrymës operistike në Shqipëri edhe kjo është krenaria tjetër më e madhe e jetës time…”

Nëse bëhet i famshëm, Antoni emrin e artit dëshiron ta mbajë thjeshtë, “Çako”.

Image

(Kosova Sot)

13 orë e 32 minuta më parë
19/01/18
aaaaaaaa