Jo më Paris Hilton, trashëgimtarja planifikon të ndryshojë mbiemrin e saj

  • 20 January 2018 - 13:42
Jo më Paris Hilton, trashëgimtarja planifikon të ndryshojë mbiemrin e saj

Trashëgimtarja e rrjetit të hoteleve ‘Hilton’ , Paris Hilton, ka zbuluar se pas martese ka në plan të ndryshojë mbiemrin dhe të mbajë atë të partnerit Chris Zylka. Vetëm para pak kohësh 36-vjeçarja i tha po propozimit mahnitës të partnerit të saj. E pyetur rreth dasmës Hilton ka treguar se e dëshiron sa më shpejt një të tillë.

“Ndihem sikur dua të bëj disa dasma. Në 21-vjetorin tim organizova 5 festa kështu që për dasëm do të kem një europiane, një amerikane dhe një për pjesën tjetër të botës”. Bukuroshja bionde zbuloi se shumë shpejt do të takonin prindërit për të folur rreth planeve të dasmës.

(Kosova Sot)