Tani një nga këngëtaret më të famshme ndërkombëtare, Dua Lipa ka kënduar shqip në shkollën fillore në Prishtinë (Video)

  • 18 March 2018 - 13:28
Tani një nga këngëtaret më të famshme ndërkombëtare, Dua Lipa ka kënduar shqip në shkollën fillore në Prishtinë (Video)

Dua Lipa ka arritur majat e suksesit në Britani duke u renditur ndër këngëtaret më të mira e duke fituar çmime shumë të rëndësishme. Por talenti i Duas përveçse është një trashëgimi nga babai i saj Dukagjin Lipa, është edhe diçka e brendshme, e lindur. Në rrjet po qarkullon një video e Duas kur ka qenë vetëm 12 vjeçe duke kënduar në shkollën që ka ndjekur në fillore, në Prishtinë.

Kjo video është publikuar nga ‘Daily Mail’ dhe thuhet se në të Dua është duke performuar përkrah shoqes së saj Diellza Dobroshi që është tashmë një ‘fashion blogger’ në Paris. Në fakt këngëtarja me origjinë shqiptare ka lindur në Londër, por u rikthye përsëri në Kosovë me familjen e saj në moshën 11 vjeçare. Dua ndoqi shkollën ‘Mileniumi i Tretë’ në Prishtinë nga mosha 11 deri në 15 vjeçare, përpara së të rikthehej përsëri në Londër ku fillimisht do të ndiqte karrierën e saj si modele e më pas si këngëtare.

Dua Lipa ka bërë histori në ‘Brit Awards’, sepse ajo është femra e parë artiste që është nominuar në pesë kategori brenda një viti. 

(Kosova Sot)