Çfarë loçke

  • 16 April 2018 - 14:08
Çfarë loçke

Rita Ora rikujton se kush është njëshi

Ajo njihet për stilin lozonjar të modës. Dhe, Rita Ora nuk ka humbur kohë, por ka theksuar figurën e saj sensacionale derisa ishte shfaqur për "Absolut Openhouse Tent" te festivali "Coachella", në Kaliforni. Princesha e muzikës pop, 27 vjeçe, ka gozhduar stilin e saj sportiv duke shfaqur stomakun e saj të rrafshët dhe dekoltenë bombastike në bluzën me dy nuanca xhinsesh, derisa kishte marrë pjesë në ndejën e yjeve. Duke vendosur linjat në qendër të vëmendjes, Rita kishte kombinuar dukjen me një palë pantallona të gjerë, me bel të thellë. Duke ruajtur kombinimin me atletet e bardha, ajo shfaq flokun e saj me kaçurrele me grim neutral që ia kishin theksuar fort bukurinë e saj natyrale.