Gigi Hadid publikon fotografinë e këngëtares shqiptare, e lumtur që ajo reklamon një nga punimet e saj (Foto)

  • 26 April 2018 - 17:17
Gigi Hadid publikon fotografinë e këngëtares shqiptare, e lumtur që ajo reklamon një nga punimet e saj (Foto)

Prej më shumë se një viti supermodelja Gigi Hadid bashkëpunon me një nga firmat më të njohura të bizhuterive , ‘Messika Jewelry’. Hadid ka dizenjuar një shumëllojshmëri varësesh për të gjitha femrat.

Këto dizajne të modeles janë përqafuar nga disa femra shumë të njohura në botë, e një ndër to është edhe Dua Lipa. Vetë Gigi ka postuar një fotografi të Duas në ‘Instagram’ që mban në qafë punimin me gurë diamanti të modeles. Kjo gjë e ka lumturuar shumë Hadid, sepse normalisht për të ishte një reklamë shumë e mirë nga një femër që ka arritur sukses të jashtëzakonshëm.

'Image

 

(Kosova Sot)