Modelja që nuk plaket

  • 13 June 2018 - 08:45
Modelja që nuk plaket

Alessandra Ambrossio me sytjenë sportive dhe gete dëshmon se gjithmonë do të mbetet modele Ajo ka vendosur krahët prej një engjëllushe për brendin "Victoria's Secret", në vitin e kaluar duke shënuar kështu edhe 17-vjetorin e përfshirjes së saj në këtë brend. Përkundër se ajo ka mbyllur tashmë kapitullin e asaj pjese të jetës, Alessandra Ambrosio ka vazhduar ta theksojë trupin dhe linjat e saj vrasëse, derisa kishte shkuar për një orë joga në Los Anxhelos. Supermodelja 37 vjeçe kishte shpalosur linjat e saj mirë të formuara, e veshur në një sytjenë sportive me ngjyrë të gjelbër, të hirtë dhe të verdhë.

Nëna e dy fëmijëve përmes kësaj sytjene sportive kishte theksuar duart dhe barkun e saj të rrafshët derisa mbathur kishte një palë sandale të rrafshëta. Veshur kishte dhe një palë gete me belin e thellë, duke ekspozuar fort këmbët e saj dhe të pasmet pikante. 

(Kosova Sot)