Mustarda e këndshme

  • 19 June 2018 - 16:40
Mustarda e këndshme

Martha Hunt mahnit te 'Queen's Cup Polo' Ajo i ka pushtuar pistat e modës si pjesë e brendit të famshëm të veshjeve "Victoria's Secret Fashion Show", për gjashtë vitet e fundit. Por Martha Hunt e ka dëshmuar se ende është në trend, derisa kësaj radhe nuk ishte veshur me bikine, por me një stil elegant të sofistikuar kur kishte arritur te "Queen's Cup Polo Final" në Unisdor. Bukuroshja amerikane, tashmë 29 vjeçe, me dukjen e saj kishte bërë që të gjithë ta kthejnë kokën drejt saj, kur me një kostum të bukur po pozonte për kamerat te "Guards Polo Club". Me veshjen dypjesësh, modelja kishte shfaqur figurën e saj, sidomos këmbët dhe pak nga dekolteja e saj pikante. Kishte dalë pa sytjena, derisa kishte theksuar belin e hollë. Veshjen prej mëndafshi e kishte plotësuar me një palë sandale të verdha.

 

 

(Kosova Sot)