Krejt pa plan
Kyie Jennerit, edhe kur nuk i planifikon, fotot i dalin xixë Ajo kurrë nuk ka pasur turp për t'i theksuar linjat e saj trupore, sidomos edhe trupin që pas lindjes së vajzës së saj, më 1 shkurt.
Kështu Kylie Jenner përsëri ishte në aksion këtë të shtunë kur ka theksuar linjat e saj që duket se kishte bërë një foto të papritur. Bukuroshja 20 vjeçe së pari kishte pozuar duke u ulur në një super-veturë me ngjyrë të zezë që u duk të jetë një "Lamborghini". Mbishkrimi i saj për foton e postuar ishte 'ne nuk e kemi planifikuar këtë'. Më pas kanë pozuar edhe disa foto të saj teksa po qëndronte ulur pranë timonit derisa u duk e gatshme për t'ia shkelë gazin veturës. Me këtë rast, bukuroshja ka theksuar linjat e saj, gjoksin e saj bombastik, belin e hollë si dhe këmbët mirë të formuara.
(Kosova Sot)