Pëllumbat - VIP - Kosova Sot
Pëllumbat

Pëllumbat

Që të dy ata e kanë konfirmuar lidhjen e tyre, e më pas edhe fejesën pasi po kalojnë nëpër një dashuri të hatashme. Kështu, Hailey Baldwin dhe Justin Bieber nuk mund të dukeshin më të lumtur derisa kishin festuar hapin e radhës që kishin bërë në dashurinë e tyre, derisa po qëndrojnë për pushime në Bahame. Modelja 21 vjeçe ka treguar stomakun e saj të thatë në një bluzë të hollë e të shkurtë dhe një palë xhinse të shkurtë derisa ishin duke u përgatitur për një shëtitje me anije bashkë me të fejuarin e saj, 24 vjeçin kanadez.

Hailey po rrezitej shumë duke treguar linjat e saj në bluzën e shkurtë. Veshja ia kishte theksuar barkun e rrafshët, por edhe dekoltenë e bujshme derisa këmbët e gjata ishin në ekspozim falë pantallonave të shkurtë.

(Kosova Sot)

6 orë e 0 minuta më parë
26/09/18