Jessica Biel, e bukur dhe e suksesshme

  • 18 August 2018 - 09:04
Jessica Biel, e bukur dhe e suksesshme
Është e zënë me promovimin e sezonit të dytë të "The Sinner", ku ajo është producente ekzekutive Të enjten mbrëma, Jessica Biel kishte vënë këmbët e saj në plan të parë, gjatë një bisede me Seth Myers, në emisionin "Late Night". Aktorja 36 vjeçe, e cila është e martuar me Justin Timberlake, me këtë rast kishte veshur një fustan të bukur, të verdhë, me shtresa dhe asimetrik, i cili ishte i hapur dhe ia vinte këmbët në pah. Me këtë rast ajo këtë fustan e kishte shoqëruar me sandale ngjyrë argjendi, me taka të larta. Pak kohë më parë ajo ishte në Amsterdam, bashkë me burrin dhe djalin e tyre, Silas. 


(Kosova Sot)