Sa kushtojnë pantallonat e Gigit?

  • 19 August 2018 - 09:24
Sa kushtojnë pantallonat e Gigit?

Lirë a shtrenjtë, nëse edhe ju doni të keni pantallona si të saj, duhet të ndani rreth 100 dollarë Nëse jeni në kërkim të pantallonave të cilët, përpos që janë të bukur, do t'ju mbajnë edhe fllad gjatë këtyre ditëve verore me vapë, atëherë mund të blini pantallona si të Gigit. Edhe do të flladiteni, edhe do ta bëni namin, duke u mburrur para shoqeve se ja, edhe ju, visheni sikurse yjet. Pantallonat e kanë edhe emrin e tyre, "Alo Yoga Coast". A keni veshur ndonjëherë më parë pantallona me emër? Sikur që tregon edhe vet emri, këta pantallona mund të përdoren për të bërë jogë. Nëse nuk keni bërë deri më tani, tani e keni rastin. 

 

(Kosova Sot)