Genta flet për ndërhyrjet në gjoks dhe zhveshjet në klipe

  • 30 August 2015 - 19:19
Genta flet për ndërhyrjet në gjoks dhe zhveshjet në klipe

Genta Ismajli i ka mohuar spekulimet se i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjike në gjoks.

“Nuk e kam idenë për çfarë flitet”, ka thënë këngëtarja.

Kohët e fundit këngëtaret po shfaqen gjithnjë e më të zhveshura në klipe dhe kjo, sipas Gentës, është normale.

“Për mua është diçka normale, duhet të kuptohet njëherë e mirë se skena është skenë, klipi është klip”, është shprehur krijuesja e hitit “Anuloje”.

Ajo ka komentuar edhe  bashkëpunimin me Labinot Tahirin në këngën “Shkurt e shqip”.

“Siç e kam thënë edhe më herët, ne jemi kolegë të vjetër dhe gjithmonë kemi pasur interes për një bashkëpunim. Tani ishte momenti”, në një intervistë për Bluetooth.

Sa u përket projekteve të radhës, këngëtarja ka thënë se do të bëjë një pushim pas sezonit veror dhe pastaj do të fillojë punën.