Enca surprizohet në mënyrën më romantike për ditëlindje

  • 20 October 2018 - 11:08
Enca surprizohet në mënyrën më romantike për ditëlindje

Enca këtë vit vendosi që ditëlindjen ta kalonte ndryshe nga çdo herë tjetër. Ajo u nis drejt një udhëtimi në Paris dhe ka vizituar disa nga vendet më të bukura të kryeqytetit francez. Në këtë udhëtim special atë e shoqëronte edhe motra e saj, Uindi dhe disa mikesha.

Mbrëmjen e djeshme, këngëtarja është surprizuar në mënyrën më romantike për ditëlindje. Nëse të gjithë do mendonim se të tilla surpriza përgatiten vetëm nga partnerët, motra e Encës ka provuar të kundërtën.

Ajo kishte mbushur një dhomë plot me qirinj dhe petale trëndafili dhe në mes të krevatit edhe një shishe shampanjë. E emocionuar shumë nga ky moment, Enca nuk ka ngurruar që ta ndajë me të gjithë ndjekësit në rrjete sociale. 

(Kosova Sot)