Si e kanë fshehur yjet shtatzëninë, këto truke kanë mashtruar publikun

  • 20 October 2018 - 11:48
Si e kanë fshehur yjet shtatzëninë, këto truke kanë mashtruar publikun

Personazhet e njohur të showbiz-it shpesh kanë zgjedhur që lajmet e mëdha dhe të rëndësishme mos i ndajnë me publikun që në fillim. Sigurisht edhe shtatzënia është një prej tyre. Pavarësisht se mediat i kanë nxjerrë zbuluar, bukuroshet e ekranit e kanë mbajtur të fshehtë me truke të ndryshme lajmin e pritjes së ëmbël. Nuk ka rëndësi sa i vërtetë është lajmi i publikuar në media, për aq kohë sa VIP-at e fshehin, dyshimi për të vërtetën qëndron dhe këtë kanë dashur të arrijnë shumë prej tyre.

 

Meghan Markle

Përpara se të zyrtarizohej lajmi për ardhjen në jetë të një bebi, dukesha zgjodhi të mbulohej me pallto në dasmën e princeshë Eugenie duke shtuar dyshimet për shtatzëni. Një mënyrë e thjeshtë dhe efektive.

Kylie Jenner

Asnjë personazh tjetër nuk e ka ‘lodhur’ aq shumë publikun sa Kylie Jenner. Gjatë 9 muajve të pritjes së ëmbël, janë bërë me dhjetra artikuj për të dhe shtatzëninë, por ajo nuk u shfaq asnjëherë në publik ose kur dilte vishte bluza në masë të madhe. Ajo e bëri të ditur lajmin, pak ditë pasi Stormi lindi.

Khloe Kardashian

Kur dilte në publik mbante xhaketa para barkut që të mos dukej që ishte shtatzënë.

Jennifer Lopez

Në koncertet që jepte vishte fustane të gjerë që gjithsesi e nxirrnin shumë bukur, por fshihnin barkun.

(Kosova Sot)