Modelja buzagaz drejt "Victoria's Secret" - VIP - Kosova Sot
Modelja buzagaz drejt "Victoria

Modelja buzagaz drejt "Victoria's Secret"

Bella Hadid tregon ca nga bukuria e saj derisa i bashkohet motrës Gigi për të bërë ushtrimet e fundit para shout të modës së "Victoria's Secret"

Bella Hadid ishte e tëra buzagaz derisa shkonte në ambientet e "Victoria's Secret" të mërkurën, për të bërë ushtrimet e fundit para mbajtjes së shout të modës. Supermodelja bëri shenjën e fitores derisa shkonte në selinë e gjigantit të rrobave intime në Nju- Jork, vetëm pak orë para mbajtjes së shout të modës. Motra e saj, Gigi, nuk ishte fort larg saj dhe ajo u pa duke dalë nga apartamenti i saj e veshur me të portokallta dhe me pantallona të shkurtër, të cilët nxirrnin në pah këmbët e saj të gjata. Ajo që binte më së shumti në sy te Bella, 22 vjeçe, ishte beli i saj i hollë. 

 

(Kosova Sot)

9 orë e 11 minuta më parë
18/11/18