Lexoni edhe:
Diva Adelina Ismaili këngëtarja e parë që i kushtojë këngë Ish-presidentit Dr. Ibrahim Rugova
Diva e muzikës shqipe Adelina Ismaili vazhdon të jetë prezente në ekranet shqiptare, përmes emisionit të saj javor "Tete a Tete me Adelinen", që tanimë si koncept ka hyrë në zemrat e publikut, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".
Në emisionin e fundit, e ftuar ishte këngëtarja e njohur shqiptare Aurela Gaçe, për të cilën Adelina ka theksuar se " Disa njerëz vijnë që të pasurojnë zemrën, të na ndriqojnë shpirtin, të na e bëjnë jetën më të madhe. Ka shumë yje në qiell. Por është vetëm një hënë. E tillë je ti Aurela jonë. Të dua".
Derisa përmes llogarisë së saj sociale, edhe këngëtarja e njohur shqipatare Aurela Gaçe ka potencuar se Adelinen e ka admiruar qysh kur e ka parë për herë të parë në skenë dhe doza e admirimit nuk u ul kurre gjatë viteve.
"Mbase ne të dyja s'kemi pasur mundësinë te rrufisim kafe te gjata e te shijojmë shoqërinë e njëra-tjetrës e mbase largësia s'na ka dhene mundesine te jemi shoqe, por, kjo s'mê ka penguar të shpreh admirimin tim për Adelinën. Kjo,jo sot. Absolutisht që jo. E kam admiruar qysh kur e kam parë për herë të parë në skenë dhe doza e admirimit nuk u ul kurre gjaté viteve.
Unë i dua guximtaret , sidomos kur ato jane vajza.
Adelina është kjo që eshte sepse ka qënë e vërtetë ne atë që shfaqte në skenë, qysh fëmijë ,në adoleshencë e tani.
Në fund te fundit ne percjellim energjitë, valët tona , e ajo,@adelinaofficiel mua më ka percjellë energjinë e njeriut qê do skenën në të gjitha dimensionet.
Kur mora ftesën te jem e ftuar në programin e saj, thjeshte nuk mund te refuzoja dikë që admiroj e respektoj... shkova të ndaj energjinë me të,si.me një mike te vjetër tek e cila ke besim se të jep vetëm dashuri", ka shkruar Aurela.
E me fotografitë e fundit, Diva Adelina e rikonfirmojë se përfundimisht është e pakonkurencë në estradën shqiptare.
(Kosova Sot Online)