Elegantja (Foto)
Ishte një natë kur fustanet ishin në qendër të vëmendjes. Por, Lucy Mecklenburgh ishte përcaktuar për një stil paksa më modest kur kishte shkuar për ndejën e organizuar pas spektaklit ”Fayre of St James”, të mbajtur te “Quaglino's”, transmeton gazeta Kosova Sot Online.
Përderisa të tjerat yje që ishin të pranishme aty ishin përcaktuar të rrezatojnë me më shumë mish e lëkurë, bukuroshja 24 ishte përcaktuar për dukje konservative, me një bluzë paksa të hapur, me ngjyrë të bardhë dhe pa krahë. Ish- ylli nga “TOWIE” kishte kompletuar dukjen me një fustan të gjatë me katrorë dhe detaje me ngjyrë të bardhë, që i kishin siguruar një dizajn të harmonizuar me bluzën e veshur sipër.
Për t’u siguruar se veshja e saj nuk ishte edhe aq e thjeshtë, Lucy kishte edhe një çantë vjollcë dhe një palë taka të argjendta. Flokët e saj brune ishin të lidhura dhe të kthyera nga anash, duke lejuar që hijeshia e fytyrës së saj të shkëlqejë.
(Kosova Sot)