
Mahnitëse me veshje joshëse (Foto)
Vita muajin e shkuar Vita Sidorkina e zuri një vend në pistën e modës së ‘Victoria’s Secret” dhe duket se karriera e saj nuk do të ngadalësohet, pasi 21-vjeçarja ka marrë pjesën një seancë fotografimi në Majami të Floridës, për një markë të veshjeve të fitnesit, transmeton gazeta Kosova Sot Online.
Bukuroshja ruse është paraqitur mahnitëse në plazh e veshur me një varg kombinimesh joshëse, duke e theksuar figurën e saj duke filluar nga kostumet dypjesëshe të notit deri te veshjet për ushtrime fizike.
Në një fotografi ajo shihet me bikini bardhezi, e në disa të tjera ajo shihet e veshur me një palë pantallona të shkurta me ngjyrë të kuqe dhe me sytjena të bardha sportive.
Në setin e tretë të fotografive, modelja shihet duke e theksuar gjoksin me një palë sytjena të kuqe sportive dhe pantallona të shkurta me ngjyrë të zezë, ndërsa anëtarët e ekipit provojnë që ta mbrojnë atë nga dielli me ombrellë.
(Kosova Sot)