Ja cilët ishin disa nga VIP-at e ftuar në dasmën madhështore të boksierit Robin Krasniqi

  • G.G /
  • 10 May 2022 - 11:03
Ja cilët ishin disa nga VIP-at e ftuar në dasmën madhështore të boksierit Robin Krasniqi

Marigona dhe Robin Krasniqi tashmë i kanë dhënë fund beqarisë. Boksieri i njohur dhe modelja bukuroshe kanë organizuar një dasmë fantastike dhe mjaft madhështore, ku duket mjaft qartë nga pamjet e postuara nga vetë boksieri.

Robini ka publikuar një sërë fotosh në Instagram, ku dyshja duket mjaft bukur.

Marigona u shfaq si princeshë me fustanin e nusërisë ndërsa Robini dukej elegant me kostumin e zi të dhëndrit.

Dyshja më herët njoftoi se do të bëhen prindër për herë të parë, konkretisht në fillim të muajit prill.

“Falënderimi i takon Zotit që në ditëlindjen e 35 më jep dhuratat më të mira në jetë! Qëllimin dhe ëndrrën më të bukur në jetë Zoti po na e realizon dhe po na jep mundesinë të kemi familjen tonë”, shkruante Robini në një postim më herët.

Gjithashtu, gjate muajit mars dyshja mjaft simpatike u celebruan në Gjermani.

Ndërkohë, të ftuar në dasmë kanë qenë personalitete të shumtë të artit apo botës së medias.

Disa prej të ftuarve kanë qenë këngëtarja Shkurte Gashi, këngëtari Arian Agushi i njohur ndryshe si Gold AG, moderatori Labinot Gashi e shumë të tjerë.

Marigona dhe Robini duken mjaft elegant pranë njëri tjetrit.

S’na mbetet gjë tjetër veçse t’i urojmë çiftit vetëm më të mirat.

(Kosova Sot Online)