Arbana Osmani bëhet nënë për herë të tretë, zbulon emrin e së bijës

  • G.G /
  • 01 September 2022 - 13:50
Arbana Osmani bëhet nënë për herë të tretë, zbulon emrin e së bijës

Arbana Osmani është bërë nënë për herë të tretë. Lajmin e ka bërë me dije vetë moderatorja përmes një postimi në rrjete sociale. Ajo ka sjellë në jetë një vajzë që e ka quajtur Zoi. Moderatorja ka ndarë foton e parë me të bijën në krah, ndërsa shkruan fjalët më të ëmbla për të.

“Ëndrra u bë realitet. Bekimi i tretë i jetës sime sot na mbushi plot Jetë; Mirë se vjen Zoi Unë, babai yt dhe vëllezërit e tu që tani po çmendemi pas vajzës që aq shumë kam ëndërruar ”, ka shkruar Arbana ndërsa nuk kanë munguar urimet e shumta nga fansat e saj.

(Kosova Sot Online)