‘Je e vogla ime’, Arta Nitaj emocionohet nga mamaja e saj dhe Dafina Zeqiri në ditën e saj më të rëndësishme

  • E.K /
  • 11 October 2022 - 08:39
‘Je e vogla ime’, Arta Nitaj emocionohet nga mamaja e saj dhe Dafina Zeqiri në ditën e saj më të rëndësishme

Ditëlindja e Arta Nitajt mori një vëmendje të madhe madje edhe në ekran. Ajo mori një urim nga mikesha e saj, këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri.

Ajo i këndoi një moment të shkurtër nga kënga e saj “Happy Birthday”. Edhe në “Dance Albania”, Dafina mori sërish vëmendje.

Jo vetëm kaq por Arta mori një urim mjaft emocionues dhe nga mamaja e saj, që në fakt e përloti.

‘Arta ime, e vogla ime. Që kur ke lindur, ke qenë e destinuar për të qenë lezeti i familjes sonë, kripa, sheqeri. Sot vazhdon po njësoj, vetëm se unë të kam larg e mezi pres të më vish në shtëpi për të ma zbukuru jetën. Edhe 100 e vogla ime!’

Në rrjetet sociale u bë virale një video e Ermal Mamaqit me komentet që ai bëri për Arta Nitajn gjatë natës së parë të “Dance with me”, ku janë respektivisht anëtar jurie dhe konkurrente.

Aktori risolli në vëmendje skandalin e bujshëm “Dubai Porta Potty”, duke aluduar se Arta është pjesë e tij, gjë që solli shumë komente në rrjet, nisur edhe nga vetë reagimi i modeles.

Modelja ka folur gjatë klipit të saj në lidhje me situatën dhe theksoi se nuk është prekur aspak nga kjo gjë. Modelja shtoi se Ermali e bëri këtë deklaratë për klikime.

“Nuk e kuptoj përse duhet që të bjeri në nivelin e komentuesve të Facebook-ut apo Instagramit”- u shpreh konkurrentja duke thumbuar aktorin.

Në puntatën e sotme, Ermali “u sqarua” për deklaratën e bërë duke shkëmbyer batuta me moderatoren Alketa Vejsiu dhe duke “ia hedhur fajin” portaleve për interpretimin e situatës.

Nga ana tjetër Arta, e cila buzëqeshi fillimisht por u tha se qau në prapaskenë, u shpreh se “nuk bëhet nami që përmendet Dubai”, teksa iu drejtua Ermalit duke i thënë që “mund të thotë ç’të dojë.”

(Kosova Sot Online)