Ja çfarë harron Adele

  • A.P /
  • 22 June 2023 - 14:48
Ja çfarë harron Adele

Këngëtarja britanike, Adele, derisa ishte duke performuar dje në” The Colosseum” në Las Vegas e ka harruar tekstin e një kënge, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ajo i harroi fjalët e “I Drink Wine” nga albumi i saj i 30-të dhe kërkoi ndihmë nga audienca që ishte aty.

 

Pasi mërmëriti një varg të këngës, sipas një videoje nga fansat e shpërndarë në internet, Adele ndaloi së kënduari dhe tha: “Kam harruar tekstin, ta hajë dreqi”.

Më pas ajo iu drejtua një adhurueseje që t’i ndihmojë me tekstin.

(Kosova Sot Online)