Adelina Ismaili: Unë besoj ende në liri, nga zemra faleminderit për mbështetjen

  • A.P /
  • 03 March 2024 - 10:00
Adelina Ismaili: Unë besoj ende në liri, nga zemra faleminderit për mbështetjen

Pasi RTK ia ndaloj në mënyrë arbitare një epizod të emisionit të saj "Show i së premtes", artistja dhe prezantuesja e njohur ka reaguar edhe njëherë përmes llogarisë së saj sociale, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

"Unë besoj ende në liri. Unë jam Adelina e vogël që këndonte “Me dy gishta përmbi sy të kërkoj demokraci” me Zanfinen 5 vjeqare, nën hundët e milicisë. Unë jam Adelina e “Lavdi ushtari im” në kohë lufte. Unë jam Adelina e “Ushtrinë time do ta bëj” e pasluftes. Unë jam “Sajzeza” e “Amaneti”. Unë jam “Skenderbeu” e “Konstantini” . Unë nuk frikësohem, por zhgënjehem. Dhe ngritem prap, ka shkruar Ismaili ndër të tjera.

 

Derisa ka bërë të ditur se emisioni i saj me mysafir teolog Drilon Gashin do ta publikohet sot në llogarinë e saj sociale.


Postimi i plotë:

Miq të mi. Emisionin e plotë “Shoë i së premtës” me mysafir teolog Drilon Gashin do ta publikojmë nesër ketu në facebook-un tim. Unë besoj ende në liri. Unë jam Adelina e vogël që këndonte “Me dy gishta përmbi sy të kërkoj demokraci” me Zanfinen 5 vjeqare, nën hundët e milicisë. Unë jam Adelina e “Lavdi ushtari im” në kohë lufte. Unë jam Adelina e “Ushtrinë time do ta bëj” e pasluftes. Unë jam “Sajzeza” e “Amaneti”. Unë jam “Skenderbeu” e “Konstantini” . Unë nuk frikësohem, por zhgënjehem. Dhe ngritem prap. Unë jam nënë e cila nuk beson në robëri. Unë jam grua e cila vdes vetëm për dashuri. Jam motër krenare. Jam bijë e kësaj toke, tjetër nuk kam. Jam Adelina juaj tash e 38 vite. Ju uroj shikim të këndshëm nesër 🥰 Një fitore e vogël në një rrugë të gjatë.  Nga zemra faleminderit për mbështetjen.

(Kosova Sot Online)