Lexoni edhe:
Bora Zemani këtë herë vjen tërësisht ndryshe
Pasi deklarata e aktorit të njohur Enver Petrovcit në emisionin "Show i së premtës" me Adelina Ismailin se "Këta tjerët i ka lindë koha i ka bërë lufta. Këta kurgjo nuk kishin qenë po mos të kishin qenë në luftë. Shumica prej tyre. Kishin qenë do msusa do budigarda", ka marr kritika nga një pjesë e opinionit publik pasi u pa si nënçmim ndaj komandantëve të UÇK’së, shkruan gazeta “Kosova Sot Online”.
Në mbrojtje ndaj linçimit publik të Petrovcit, ka reaguar autorja e emisionit "Show i së premtës" artistja e njohur Adelina Ismaili.
Përmes një postimi ajo e ka cilësuar të frikshëm linçimin publik që po i bëhët prof. Enver Petrovcit vetëm pse deklaroi se "Udhëheqësit e UÇK-së i ka krijuar koha", shkruan gazeta “Kosova Sot Online”
"Edhe Enver Hoxhën e ka krijuar koha. Edhe Charles de Gaulle-in e ka kriju koha. Histeri kolektive çfarë po lexoj kundër prof. Petrovci këto 24 orët e fundit. Nëse një artist nuk guxon të vlerësojë se një politikan është më artistik sesa tjetri,
sa guxojmë të flasim ne tjerët?", ka shkuar Ismaili.
Bora Zemani këtë herë vjen tërësisht ndrysheLexoni edhe:
Postimi i plotë:
| frikshëm linçimi publik që po i bëhët prof. Enver Petrovcit vetëm pse deklaroi se "Udhëheqësit e UÇK-së i ka krijuar koha". Edhe Enver Hoxhën e ka krijuar koha. Edhe Charles de Gaulle-in e ka kriju koha. Histeri kolektive çfarë po lexoj kundër prof. Petrovci këto 24 orët e fundit. Nëse një artist nuk guxon të vlerësojë se një politikan është më artistik sesa tjetri,sa guxojmë të flasim ne tjerët?
(Kosova Sot Online)