Linda Halimi reagon për vrasjen e 21-vjeçares në Ferizaj: A nuk keni hiç turp?
Këngëtarja, Linda Halimi, ka reaguar për vrasjen e 21-vjeçares në Ferizaj, e cila dyshohet se u qëllua me armë zjarri nga ish-bashkëshorti i saj, transmeton “Kosova Sot Online”.
Halimi ka shtruar pyetje, duke thënë se Çka po ndodh?.
Ajo është shprehur se “ A nuk keni hiç turp”?
“Çka po ndodh? Çdo ditë dëgjoj për vrasjen e një gruaje në Kosovë! A kaq inat i keni marrë gratë? Vini në jetë nga një grua dhe vrisni nënat tuaja? Gratë tuaja? Motrat tuaja? Vajzat tuaja?”, ka shkruar Halimi.
(Kosova Sot Online)