Princ Leka shkon në Rusi, e merr me vete të dashuren

  • A.P /
  • 22 April 2024 - 15:33
Princ Leka shkon në Rusi, e merr me vete të dashuren

Princ Leka ndodhet në Maltë, ku fundjavën që lamë pas mori pjesë në një gala prestigjoze, i ftuar nga Duka i Madh i Rusisë, George Mikhailovich dhe gruaja e tij Princesha Victoria, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 

Mirëpo, në këtë udhëtim me rëndësi për  pozitat e tij, Leka nuk ka qenë vetëm. Ai është shoqëruar nga e dashura e tij, fotografja Blerta Celibashi e cila ndonëse nuk ka marrë pjesë në gala, ka lënë “gjurmë” me postimet e saj në “Instagram”, të cilat kanë zbuluar se ndodhet gjithashtu në Maltë.

Pas zhurmës së skandalit në oborrin Mbretëror dhe procesin e divorcit me Elia Zaharian, Princi po gjen qetësi në krahët e partneres së tij të re dhe lidhja e tyre tashmë është bërë publike. Dyshja nuk i fshihen më syrit të publikut dhe mund të shëtisin lirshëm edhe në rrugët e kryeqytetit, pse jo të udhëtojnë edhe jashtë vendit.

Image

(Kosova Sot Online)