Nuk do ta besoni çfarë ka ndodhur mes Meritonit dhe Eglës

  • A.P /
  • 23 April 2024 - 15:12
Nuk do ta besoni çfarë ka ndodhur mes Meritonit dhe Eglës

Në shtëpinë e “Big Brother VIP3” mbizotëron qetësia dhe të qeshurat pafund mes banorëve, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Madje Egla Ceno dhe Meriton Mjekiqi kanë bërë paqe me njëri-tjetrin.

 

Teksa ndodheshin pranë pishinës, moderatori i ka kërkuar aktores që të kërcejnë bashkë.

Egla ishte pranë tij kur Meritoni i thotë që ‘ta mësojë që të vallëzojë’.

Ceno pranoi dhe duke qeshur thoshte: “Do më mësosh ti? Brezi i vjetër me brezin e ri. Faleminderit”.

Ndërkohë kujtojmë se dy banorët kanë patur debate të shumta me njëri-tjetrin gjatë rrugëtimit të tyre në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Madje ata janë skualifikuar njëherë nga Vëllai i Madh për shkak të sjelljeve ndaj njëri-tjetrit, së bashku me Ilnisa Agollin.

Image

(Kosova Sot Online)