Bëhuni gati: Koncerti '50 vjet nderi i kombit' nga artistja e njohur Shkurte Fejza po vjen

  • A.P /
  • 19 May 2024 - 12:00
Bëhuni gati: Koncerti '50 vjet nderi i kombit' nga artistja e njohur Shkurte Fejza po vjen

Artistja e njohur e këngës shqipe, Shkurte Fejza, përmes llogarisë së saj sociale, ka njoftuar se do të mbajë koncert për nder të 50 vjetorit të karrierës, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Për të gjithë të interesuarit, koncerti do të jetësohet më 8 qershor, duke filluar nga ora 20:00 në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.

 

Këngëtarja do të përformojë përpara qindra adhuruesve të muzikës së saj derisa të pranishmit do të kenë mundësinë të dëgjojnë një kolazh të përzgjedhur këngësh të artistes.

Në vijim mund ta ndiqni mesazhin e plotë...

(Kosova Sot Online)