Sunaj Saraqi fiton betejën kundër kancerit (Foto)

  • 04 February 2016 - 11:00
Sunaj Saraqi fiton betejën kundër kancerit (Foto)

Këngëtari Sunaj Saraqi ka marrë së fundmi një lajm të shumëpritur.

Pas një beteje që nisi në dhjetor të vitit 2014, ai ka arritur të mposht kancerin.

Ai lajmin e mrekullueshëm e ka ndarë me familjarët dhe miqtë e tij, përmes një postimi në Facebook, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

“Falemnderimi i tij i takon All-llahut që e ndihmoi të fitojë këtë luftë teksa një mirënjohje të thellë ai ka rezervuar edhe për mjekët që iu kanë gjendur pranë në këto momente të vështira.

 ‘Unë jam shumë i lumtur dhe i gëzuar ju perqafoj të gjithve dhe uroj qe te jeni shëndosh e mirë dhe gjithmon të jeni te lumtur e mos të keni ksi lloj brenga ne jeten e juaj. Besoj se prej sot do te jam me i kyqur me programe kenge te reja dhe çdo gje nga une Vera dhe djali im Seveni ju dua.’ – ka shkruar mes të tjerash këngëtari në shkrimin emocionues.

(Kosova Sot)

 

Image