Sa shik që është (jo ai shik-u që po mendoni) (Foto)
Miranda Kerr shpalon elegancën përkrah të dashurit të saj
Miranda Kerr dhe i dashuri i saj, Evan Spiegel, u paraqitën së bashku, e kjo ndodh rrallëherë kur ishin paraqitur te “Berggruen Institute: 5 Year Anniversary”, ngjarje kjo që u mbajt në Lo Anxhelos. Bukuroshja 33 vjeçe, nënë e një fëmije, shpalosi edhe kësaj radhe elegancën e saj, duke rrezatuar me buzëkuqin e kuq, transmeton gazeta Kosova Sot Online.
Themeluesi i “Snapchat’, Evan, 25 vjeç, ishte i tëri i buzëqeshur pasi që ishte në shoqërinë e të dashurës së tij, bukuroshes nga Australia. Miranda e tëra ishte e veshur në të zeza, ndërsa që për më shumë stil kishte dhe një pallto në krahët e saj.
Përfundi saj, bukuroshja brune kishte një fustan të shkurtë, ndërsa që kishte vendosur për shumë pak lëkurë në ekspozim. Me çehren e saj dhe me disa shtresa maskarë, modelja kishte kompletuar stilin e saj, ndërsa që gjithçka kishte përfunduar me buzëkuqin e ndritshëm.
(Kosova Sot)