Ngjarje e vërtetë:ATË QË E DËSHIRON PËR VETE, NUK MA LEJON MUA (9) - Dashuri - Kosova Sot
Ngjarje e vërtetë:ATË QË E DËSHIRON PËR VETE, NUK MA LEJON MUA (9)

Ngjarje e vërtetë:ATË QË E DËSHIRON PËR VETE, NUK MA LEJON MUA (9)

- Pusho së sjelli si idiot! - i thashë - Ma ke mbytur çdo dëshirë, e lëre më dëshirën që ta thërras. Qava sikur kurrë më parë. - Ma ke prishur kënaqësinë e dashurisë të cilën e prisja. Tani, në këtë gjendje, nuk mund të kënaqem në raport me Luanin. Kurrë nuk do të isha e lumtur, duke e ditur se ti, për shkak të lidhjes time me të, je i zemëruar dhe i dëshpëruar. E ke ditur këtë, për këtë jam i sigurt. E ke ditur se unë nuk mund të kënaqem në dashuri nëse ti je i pakënaqur. Dëshiron që të jesh personi i vetëm me rëndësi në jetën time - i thashë duke bërtitur, e ai sikur u bë i vetëdijshëm se çka kishte bërë. Pashë se u pendua, por nuk i besoja. Atë natë nuk rashë në shtratin martesor, për herë të parë prejse kishin filluar problemet. Dauti kuptoi se e kishte tepruar. Në mëngjes, kur më pa se kisha fjetur në kauç, u përkul para meje dhe më premtoi se më kurrë nuk do të më thoshte asgjë kundër dashurisë sime. - Nuk të besoj - i thashë me ftohtësi. - E di se nuk më beson, por unë e kam seriozisht. Thirre Luanin, rri me të, por të lutem që të më ndihmosh që të mos më kapë xhelozia. - Si të të ndihmoj? - i thashë, duke filluar që të kisha paksa shpresë. - Më lejo që të jem më i mirë se ai. Të paktën tani për tani. Nëse ai është më i mirë se unë në ndonjë aspekt, të lutem mos ma thuaj. Nuk isha e kënaqur me një zgjidhje të tillë dhe u desh që të kalonin edhe dhjetë ditë para se të qetësohesha dhe të bindesha se Dauti me të vërtetë ishte qetësuar. Dhe, ai ia doli që të mos nervozohej edhe pse vazhdimisht e shihja se ishte në vështirësi. Ai më dhimbsej, por dashuria ime ndaj Luanit ishte më e fortë. Kur përfundimisht e thirra atë, tanimë ishim në vjeshtë. - Hej, tung, unë jam - i thashë disi e pasigurt. - Oh, mendoja se ke hequr dorë nga unë - më tha i rezervuar. - Më fal, mos jam vonuar? Mos ke hequr dorë ti nga unë? - i thashë e shqetësuar. Pas një pauze të shkurtër, ai më tha se ende më priste. U takuam në mbrëmje dhe shkuam në banesën e tij. Në sy më ra një libër. - Oh! Paske libra të Stieg Larsonit! - vërejta unë. - Po, duke lexuar librat e tij... Prit, prit! Po ti, a e ke lexuar ndonjë libër të tij? - Ende jo. Por, kam dëgjuar se ata janë libra të mrekullueshëm. - Po, bash ashtu. Personazhi kryesor është në lidhje me një grua të martuar, edhe atë me pëlqimin e burrit të saj. - Uau! Tani më intrigon edhe më shumë! - Po?! E unë kisha menduar se ju, ti me burrin tënd, i keni lexuar këta libra dhe, më pas, keni vendosur që ta keni një martesë "të hapur". Sido që të jetë, pasi të njoftova ty, pashë se ëndrra ime që të jem në lidhje me një grua të martuar nuk është e thënë që të mbetet vetëm ëndërr - më tha ai duke buzëqeshur. Unë nuk thashë gjë, vetëm shkova e iu ula në prehër. Doja që ta shijoja çdo moment me të. E dija se, një ditë, ai do të martohej dhe do ta kishte familjen e vet, por deri atëherë, ia vlente që ta shijoja jetën. FUND

Nga nesër:"NGA KOMA U KTHYE SI NJË
NJERI TJETËR"

 

(Kosova Sot)

4 orë e 3 minuta më parë
18/12/18