40 vjeçarja rrëfen historinë: Fjetëm bashkë javën e kaluar, por tani jam e tronditur për...

  • 11 February 2019 - 15:22
40 vjeçarja rrëfen historinë: Fjetëm bashkë javën e kaluar, por tani jam e tronditur për...

Një 40 vjeçare ka rrëfyer se si i dashuri i saj po i injoron mesazhet e saj. Tani ajo është në dilemë se a të vazhdojë apo të kërkojë shpjegim.

“Kosova Sot”, ua sjellë të përkthyer historinë e plotë:

E njoh tash e disa vite dhe kurrë nuk ka pasur një marrëdhënie serioze. Ai është 45, unë jam 40. Lidhja ime paraprake ka përfunduar jo shumë kohë më parë dhe, ai mu duk njeriu i përsosur për t’u argëtuar në lidhje.  Kemi qenë në kinema, për drekë dhe në teatër për ditëlindjen time disa javë më parë.

Kemi fjetur bashkë javën e kaluar, jo për të parën herë, dhe gjithçka dukej të ishte OK.  Ai madje tha se dëshiron të dalim përsëri për më shumë takime. Më ka shkruar ditën vijuese por që atëherë është heshtur përkundër faktit se vazhdon të postojë nëpër rrjetet shoqërore.

DEIDRE: Ai është ftohur pasi që ka shfaqur përkushtim për juve në takimin e fundit. Nuk është rastësi se ai nuk ka pasur kurrë lidhje serioze. Ai ju ka ndihmuar të ecni tutje nga lidhja paraprake por ka frikë nga përkushtimi serioz ndaj secilës lidhje. Mos humb më shumë kohë me të dhe duke u pyetur se çfarë do të bëhet me të.

(Kosova Sot)