Ngjarje e vërtetë: Pse i dua burrat e huaj (3)

  • 11 February 2019 - 15:50
Ngjarje e vërtetë: Pse i dua burrat e huaj (3)

Atë mbrëmje kemi vizituar kafenetë tona të preferuara dhe diskotekat në afërsi. Si gjithmonë kemi njohur shoqëri të reja dhe filluam të argëtohemi mirë, megjithëse ishte vështirë të argëtohemi sepse kishim mjaft armiq dhe ishte e vështirë të injoroheshin që të gjithë. Km dalë përjashta tollovisë dhe nga diskoteka përplot kam dalë përjashta. Nuk e kam ditur se edhe ai ishte brenda, dhe se më kishte përcjellë. Në fakt, kam dalë përjashta, sepse kisha nevojë të shfryhem nga shikimet e të tjerëve që më urrenin dhe ishin brenda. Aty në errësirë kam gjetur një bankë të vetme dhe qetësisht ia kam plasur vajit. Një minutë më vonë prapa shpinës sime u shfaq një fytyrë e njohur. - Dikush sonte qenka e pikëlluar - më tha ashtu dhe kishte ngritur njërën vetull lartë. Me shpejtësi kam fshirë lotët, por më tradhtoi zëri im. - Jo moreeeee…

- Po mundohesha t'i fshija lotët që nuk ma vinin veshin dhe ende po më rrëshqitnin nëpër faqe njëra pas tjetrës. U ul pranë meje dhe ngadalë m'i ka fshirë lotët me një prekje që mezi e ndieja. Pas disa momenteve heshtje m'u drejtua lehtë. - Nuk besoj në tregimet e të tjerëve, kur e vlerësoj dikë. Presion të madh njerëzit po bëjnë te ti dhe nuk kanë të drejtë në këtë. Pse po ju lejon të lëndojnë. Përsëri kur ata nuk janë aspak të rëndësishëm - më tha thuajse më kishte njohur gjatë gjithë jetës. Atë natë e kemi kaluar së bashku duke biseduar deri në agim për gjithçka, thuajse njiheshim që moti. Derisa kemi shëtitur dhe kemi folur jemi njohur aq mire sa që dikush do të mund të njihej për aq pak moment. Atë natë përsëri e kam kthyer vetëbesimin. Jemi ndarë me një puthje të lehtë në faqe. Selvinë askush nuk e përmendi. Të nesërmen jam zgjuar me dhimbje koke. Mendimi i parë ishte: çfarë kishte ndodhur mbrëmë? Përse me mua e kishte kaluar natën? Po mendoj mos këtu ka diçka më shumë. Çfarë? Pyetjet nuk po ndalonin të silleshin në kokën time. Nëse ndien diçka ndaj meje, si t'i them Selvisë? E kam ditur se ishte e dashuruar deri në veshë dhe nuk kam dashur t'ia them, por se ai mashkull më tërhiqte si asnjë më pare. Dikur kah mesdita më ka thirr. - Tung bukuroshe, shpresoj se nuk je edhe sot e pikëlluar sikurse mbrëmë - e kam dëgjuar zërin e njohur nga ana tjetër e telefonit. - Po jam, auuu. Me të vërtetë më vjen keq që të kam mërzitur mbrëmë. E di, në fakt nuk jam ashtu. Nuk më pëlqen të flas shumë për veten time. Ti i ki fajet, ishte një gjoks i mirë për vajtim - ia ktheva me buzëqeshje. - Super! Atëherë sot mund ta pimë nga një kafe të lehtë. Pa filozofuar për jetën dhe njerëzit e marrë. Vetëm unë dhe ti? - Epo…

- Nëpër kokë më kalonin mendimet çfarë nëse diku e takojmë Selvinë, nuk do më linte rehat. - Bën, por më vonë. - Mirë, do të vi tek ti në ora tetë - tha dhe e mbylli. Jam zgjuar në korridor me telefonin në duar, e gjitha e habitur. Çfarë po ndodh. Si nuk ka frikë se në qytet do ta takojmë Selvinë? Mendimet e mia i ka ndaluar nëna, e cila pikërisht kishte hyrë në shtëpi dhe nga dera më kishte thirr që t'i ndihmoja diçka. Gjithë ditën i kam i kam ndihmuar diçka në kopsht dhe koha kishte kaluar shumë shpejt, saqë nuk kam mundur të mendoj rreth mbrëmjes. Në shtatë ia kam filluar të përgatitem. Nëna më shikonte me dyshime por nuk më tha asgjë. Tash e një kohë e kishte kthyer besimin në mua dhe nuk më nervozonte rreth daljeve. Kishte filluar një tremë të më kapte. Disi e kisha një parandjenjë të mire për këtë takim. (vijon)

 

(Kosova Sot)