Presidentja Osmani: Do t’i publikojmë të gjitha shpenzimet zyrtare të institucionit që drejtoj

  • E.K /
  • 17 December 2021 - 11:04
Presidentja Osmani: Do t’i publikojmë të gjitha shpenzimet zyrtare të institucionit që drejtoj

Presidentja Vjosa Osmani në adresimin para deputetëve tha se do t’i publikojnë të gjitha shpenzimet e institucionit të presidencës.

“Zyrën e Presidentes e kemi shndërruar në zyrë të hapur e transparente për të gjithë qytetarët, institucioni që drejtoj është shpallur si institucioni më transparen në rajon ndërkaq këtë përkushtim për transparencë të plotë gjatë këtij muaji do ta dërgojmë në një nivel tjetër ku gjatë këtij muaji do të publikojmë në mënyrë proaktive shpenzimet e mia dhe të kabinetit tim natyrisht të gjitha shpenzimet zyrtare por edhe shpenzimet të viteve paraprake ku dëshmohet që përderisa shpenzimet tona janë shumëfish më të vogla puna jonë për vendin është shumëfish më e madhe”, tha Osmani në fjalën e saj në Kuvend.

(Kosova Sot Online)