Kosovarët nuk lejohen të kalojnë Serbinë, Tahiri: Situata shëndetësore e fëmijëve dhe grave në këta autobusë është duke u përkeqësuar

  • E.K /
  • 17 April 2024 - 14:02
Kosovarët nuk lejohen të kalojnë Serbinë, Tahiri: Situata shëndetësore e fëmijëve dhe grave në këta autobusë është duke u përkeqësuar

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se Serbia nuk i ka lejuar kosovarët të kalojnë në kufijtë e saj me Kroacinë dhe Hungarinë si reagim i dëshpëruar kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Tahiri ka shkruar se situata shëndetësore e fëmijëve dhe grave në këta autobusë është duke u përkeqësuar.

Tutje, Tahiri ka shkruar se kjo çmenduri duhet të ndalet tani.

“Serbia po mban në mënyrë të paligjshme për orë të tëra qindra qytetarë tanë në pikat e saj ndërkufitare”.

“Situata shëndetësore e fëmijëve dhe grave në këta autobusë është duke u përkeqësuar. Kjo çmenduri duhet të ndalet tani”, ka shkruar Tahiri në platformën X.

(Kosova Sot Online)