Gërvalla: Nuk kam informata nëse janë liruar qytetarët që u mbajtën të bllokuar në kufijtë e Serbisë

  • A.P /
  • 17 April 2024 - 19:42
Gërvalla: Nuk kam informata nëse janë liruar qytetarët që u mbajtën të bllokuar në kufijtë e Serbisë

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ,ka deklaruar se nuk ka akoma informata nëse janë liruar të gjithë qytetarët që u mbajtën të bllokuar në kufijtë e Serbisë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Gërvalla e konfirmoi se një pjesë e qytetarëve tashmë janë liruar, por se nuk e di nëse janë liruar të gjithë.

“E dimë që një pjesë e atyre që janë mbajtur në kufijtë e Serbisë janë liruar, nuk mund t’ju japim informacion a janë liruar të gjithë apo ka ende qytetarë tanë që mbeten duke u mbajtur nëpër vende të ndryshme. Këto informacione do t”i merrni sapo t’i kemi verifikuar të gjitha”, tha Gërvalla.

Gjatë konferencës ajo kërkoi që të shmanget kalimi nëpër Serbi.

“Më lejoni të përsëris thirrjen që të evitohet kalimi nëpër Serbi, në çdo rrethanë sepse nuk e dim sa do të mund të ashpoërsohet kjo strategji e Vuçiqit”, tha ajo.

Ajo ka thënë se ndalimi i kosovarëve në Serbi lidhet me rezultatin që Kosova mori të martën në Asamblenë e Këshillit të Evropës.


(Kosova Sot Online)