Ushtarët e Kosovës i trajnojnë ata ukrainas në Mbretëri të Bashkuar

  • E.K /
  • 19 April 2024 - 14:48
Ushtarët e Kosovës i trajnojnë ata ukrainas në Mbretëri të Bashkuar

Ambasadori i Kosovës në Britani të Madhe, Ilir Kapiti ka shkruar se ndihet jashtëzakonisht krenarë me ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës pjesë e INTERFLEX që janë duke trajnuar ushtarë ukrainas në Britaninë e Madhe, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kapiti shkruan se përkushtimi dhe angazhimi i tyre për të mbështetur aleatët është vërtet i lavdërueshëm.

“Ndihemi jashtëzakonisht krenarë që kemi vizituar ushtarët tanë, të Kosovës, pjesë e INTERFLEX, duke trajnuar ushtarë ukrainas në Mbretëri të Bashkuar. Përkushtimi dhe angazhimi i tyre për të mbështetur aleatët tanë është vërtet i lavdërueshëm…”, ka shkruar Kapiti.

(Kosova Sot Online)