Arrestohet një person i cili ishte në kërkim ndërkombëtar

  • A.P /
  • 19 April 2024 - 16:49
Arrestohet një person i cili ishte në kërkim ndërkombëtar

Policia Kufitare e Morinës ndaloi sot 36 vjeçarin turk Koray Aniç të shpallur në kërkim ndërkombëtar, të dënuar për krime kundër personit dhe armëmbajtje pa leje, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Si rezultat i intervistimit të detajuar dhe shkëmbimit të informacionit ndërmjet Interpol Tiranës dhe homologëve në Turqi, u ndalua në hyrje të Shqipërisë, me qëllim ekstradimin në Turqi, shtetasi turk Koray Aniç, 36 vjeç”, njofton policia.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Stambollit e ka dënuar me 4 vjet, 6 muaj e 5 ditë burgim, për rrëmbim, kanosje dhe armëmbajtje pa leje.

Vijojnë procedurat për ekstradimin e 36-vjeçarit, në Turqi.

(Kosova Sot Online)