Humb jetën në spital një person pasi ra nga vinçi

  • A.P /
  • 19 April 2024 - 17:58
Humb jetën në spital një person pasi ra nga vinçi

Ka humbur jeten punonjësi i bashkisë Elbasan, Eduart Balliu i cili rreth orës 12:00, u rrëzua nga vinçi teksa po riparonte llambat elektrike në shtyllat e ndriçimit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ngjarja ndodhi në lagjen “5 Maji”.

56-vjeçari u dërgua në spitalin e Traumës në Tiranë por nuk mundi të mbijetonte.

“Rreth orës 12:00, shtetasi E. B., 56-vjeç, punonjës i bashkisë Elbasan, gjatë punës mbi vinç, për riparimin e llambave elektrike në shtyllat e ndriçimit, në lagjen “5 Maji”, dyshohet se për shkak të një defekti në vinç, është rrëzuar”, njoftoi policia me heret.

(Kosova Sot Online)