Pse u anulua pjesëmarrja e Kurtit në tubimin e opozitës së Maqedonisë së Veriut?
Bekim Qoku Këshilltar i Jashtëm Politik të Kryeministrit Albin Kurti për marrëdhëniet me Maqedoninë e Veriut dhe kandidat për deputet, ka publikuar “posterin” e opozitës në Maqedoninë e Veriut për një tubim me mërgatën në Berlin, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Ajo çfarë bie në sy është që për dallim nga postimi i kaluar, këtë herë nga njoftimi është larguar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Pra Kurti s’pritet që të marrë pjesë në tubimin e sotëm në Berlin.
“Takim me mërgatën shqiptare në Berlin. Mërgata jonë është e njësuar dhe pa kufij të imponuar. Mezi kemi pritur dhe ende presim “ndërhyrjen” e saj në çdo kohë, në të gjitha trojet shqiptare”, ka shkruar Qoku.
Ditë më parë një nga faqet e opozitës në internet ishte njoftuar edhe pjesëmarrja e kryeministrit Albin Kurti.
“Ata i trishton hija e Albinit, e leje mo Prezenca. Albin Kurti bashk me liderët e VLEN më 11.04 e Premte në Berlin. MERGATA VLEN”, thuhej në njoftimin e bërë publik me 12 prill.
(Kosova Sot Online)