Sela: Arben, erdhi koha t’i kthehesh profesionit tënd si mjek

  • A.P /
  • 24 April 2024 - 22:51
Sela: Arben, erdhi koha t’i kthehesh profesionit tënd si mjek

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela në festën e fitores së Frontit Europian në Tetovë tha se Arben Taravarit me këto rezultate po i plotësohet dëshira e tij që t’i kthehet profesionit si mjek, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

“Urime fitorja të gjithëve. Sa isha kryetar i ASH-së së bashkuar, Taravarin e bëmë ministër shëndetësie, e bëmë edhe kryetar komune, mirëpo ai thonte që prap kishte dëshirë t’i kthehet profesionit të mjekut. Me këto rezultate, Arben, po ta plotëosjmë edhe këtë dëshirë. Khehu tani në profesion”, ka deklaruar Sela.

Rezultatet e deritatshme tregojnë se në kampin shqiptar ka fituar Bujar Osmani i Frontit Evropian, i cili renditet i treti në garën e përgjithshme.

(Kosova Sot Online)