Kurti nga Gjermania thirrje mërgimtarëve të investojnë në Kosovë

  • E.K /
  • 25 April 2024 - 10:27
Kurti nga Gjermania thirrje mërgimtarëve të investojnë në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u ka bërë thirrje mërgimtarëve që të investojnë në Kosovë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Nga Hanoveri, Kurti ftoi ata që kanë biznese në Gjermani që të hapin edhe degë në Kosovë.

Këtë thirrje Kurti e bëri mbrëmë gjatë pjesëmarrjes në panairin “Hannover Messe 2024”, ku mori pjesë bashkë me Ambasadorin e Kosovës në Gjermani, Faruk Ajetin.

“Duke marrë parasysh progresin që vendi ka shënuar në indikatorët demokratikë dhe ekonomikë dhe duke marrë shkas pjesëmarrjen në panairin “Hannover Messe 2024”, kryeministri i ftoi edhe inkurajoi mërgatën që të investojnë në Kosovë. Atyre që kanë biznese në Gjermani u bëri thirrje që të hapin degë në Kosovë, ku ju ofrohen kushte të favorshme për investime”.

(Kosova Sot Online)