Fushë Kosovë: Dërgohet në vuajtje të dënimit një person që ishte arratisur nga qendra korrektuese

  • E.K /
  • 25 April 2024 - 11:36
 Fushë Kosovë: Dërgohet në vuajtje të dënimit një person që ishte arratisur nga qendra korrektuese

Policia e Kosovës ka njoftuar se nga njësiti përkatës për ekstradim është sjellë një i kërkuar, i cili ishte arratisur nga Qendra Korrektuese, përcjell “Kosova Sot Online”.

I njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

“LETËR-RRESHTIM/ EKSTRADIM- Fushë Kosovë 28.10.2020 – 17:15. Më 24.04.2024 nga njësiti përkatës për ekstradim është sjellë i kërkuar mashkull kosovar i cili ishte arratisur nga Qendra korrektuese. I njëjti është dërguar në vuajtje dënimi”.

(Kosova Sot Online)