Shpërthen me akuza Besnik Tahiri: Raporti i DASh-it për Kosovën është letërnjoftimi i kësaj qeverie

  • S.A /
  • 25 April 2024 - 12:11
Shpërthen me akuza Besnik Tahiri: Raporti i DASh-it për Kosovën është letërnjoftimi i kësaj qeverie

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, në seancën e sotme plenare të Kuvendit të Kosovës, ka thënë se raporti për Kosovën i Departamentit Amerikan të Shtetit, është letërnjoftimi i kësaj qeverie, transmeton "Kosova Sot  Online ".

Tahiri tha se Kosova asnjëherë nuk ka marrë klasifikim aq të rëndë, serioz dhe aq të keq në raport me gjendjen në vend.

lasifikim kaq të rëndë, kaq serioz dhe kaq të keq në raport me gjendjen e vendit tonë. Për ta kuptuar se sa keq është dhe sa e rëndësishme është që ky Parlament ta diskutojë këtë raport, ku në faqen e tij të parë flet për një korrupsion serioz në Qeveri”, tha Tahiri.

Deputeti i AAK-së i përmendi edhe disa çështje tjera që u përmendën në raportin e DASh-it për Kosovën.

“Në faqe të parë thotë kështu: Kosova ka probleme serioze me pavarësinë e institucioneve të drejtësisë… Shkon tutje dhe flet për dhunën me bazë gjinore. Flet për probleme serioze me fjalën e lirë dhe për kërcënimet ndaj gazetarëve. Çka duhet të thotë më shumë një raport i Departamentit Amerikan të Shtetit për të adresuar një çështje që është problem i madh?”, tha ndër të tjera ai.

“Ky raport është letërnjoftimi i kësaj qeverie, ndërsa raporti i Freedom House në dy pika kryesore te funksionimi i qeverisë, sa i përket luftës së korrupsionit e rangon prej katër pikëve në një pikë. Ndërsa, sa i përket asaj se çka bënë Qeveria për transparencë prej 4 në 2. Kjo është një çështje e rëndësishme të cilën duhet ta diskutojmë dhe të ballafaqohemi me argumente që janë të saktësuara në këto dy raporte”, deklaroi Tahiri.

(Kosova Sot Online )