Në këtë vend mbi 100 kg kokainë zbulohet në arkat me fruta në disa supermarkete

  • E.K /
  • 25 April 2024 - 15:53
Në këtë vend mbi 100 kg kokainë zbulohet në arkat me fruta në disa supermarkete

Punonjësit e disa supermarketeve gjermanë në Berlin dhe Brandenburg zbuluan më shumë se 100 kilogramë kokainë në pako me banane, raporton BILD duke cituar burime policore.

Në Brandenburg, siç u tha, nga 20 deri në 100 kilogramë kokainë u gjetën në të paktën katër dyqane.

Aktualisht policia po heton duke kontrolluar mallin në dyqane, për këtë arsye nuk dihet ende sasia përfundimtare e drogës në to, por jo edhe sa dyqane ka.

(Kosova Sot Online)