Ankohet burri kosovar: Kam fjetur në shkallë pasi gruaja ma mbylli derën e banesës

  • A.P /
  • 25 April 2024 - 15:59
Ankohet burri kosovar: Kam fjetur në shkallë pasi gruaja ma mbylli derën e banesës

Raportohet se një burrë nga Peja, ka kërkuar ndihmën e Policisë, duke e denoncuar bashkëshorten e tij, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se bazuar në dëshminë e viktimës, sherri mes tyre ka plasur pasi gruaja nuk e lejoi burrin të futet në banesë, duke ia mbyllur derën.

Konflikti nisi për shkak të akuzave të gruas se burri po i lë fëmijët e tyre pa ushqim dhe nuk e la që të futej brenda.

Përballë kësaj situate, viktima e raportoi rastin në stacion policor, ku ka deklaruar se është detyruar të fle në shkallët e banesës.

Si rezultat i denoncimit, e dyshuara është intervistuar dhe kanë dhënë deklaratën e saj për atë që ka ndodhur.

Pas përfundimit të procedurave policore, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj gruas është iniciuar rasti për “Dhunë në familje”.

(Kosova Sot Online)