Miratohet në shqyrtim të parë 'Projektligjin për Zyrtarët Publikë'

  • A.P /
  • 25 April 2024 - 17:04
Miratohet në shqyrtim të parë 'Projektligjin për Zyrtarët Publikë'

Kuvendi i Kosovës në seancën e mbajtur të enjten, është miratuar në shqyrtim të parë Projektligji për Zyrtarët Publikë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në këtë seancë, të zgjedhurit e popullit zgjodhën edhe Batisha Ibrahimi anëtare në Bordin e Organit Shqyrtues të Prokurimit (OShP).

Partitë opozitare, PDK, LDK dhe AAK nuk janë përfshirë në diskutimet as në votimin për miratimin e këtij projektligji.

Krahas kësaj, deputetët e mazhorancës miratuan rezolutën për vlerësimin e punës së Komisionit të Pavarur për Media për vitin 2022.

Megjithatë, në mungesë të kuorumit për votim, Projektligji për provimin e maturës shtetërore ka dështuar të miratohej, për shkak se disa deputetë të LVV-së nuk morën pjesë fare në votim.

Në të njëjtën kohë, deputetët opozitarë u larguan nga salla plenare, duke ndërprerë punën e Kuvendit për miratimin e marrëveshjeve ndërkombëtare.

Pas përfundimit të këtyre pikave, kryesuesja e seancës, Saranda Bogujevci ka mbyllur punimet e seancës plenare.


(Kosova Sot Online)