Shfaqen hapur pasojat e luftës në Ukrainë, Rusia në paradë vetëm me një tank – dhe atë nga Lufta e Dytë Botërore

  • S.A /
  • 09 May 2024 - 12:29
Shfaqen hapur pasojat e luftës në Ukrainë, Rusia në paradë  vetëm  me një tank – dhe atë nga Lufta e Dytë Botërore

Se Rusia është duke ndjerë pasojat e luftës në Ukrainë, e dëshmon më së miri ngjarja e sotme që po mbahet në Moskë, transmeton "Kosova Sot Online".

Në ditën kur Rusia po shënon Ditën e Fitore mbi Gjermaninë naziste në Luftën e Dytë Botërore, në Sheshin e Kuq të kryeqytetit rus është parë duke “defiluar” vetëm një tank.

Dhe bëhet fjalë për një tank të vjetër të Luftës së Dytë Botërore – T34, që tregon se shumica e tyre që janë dërguar në fushëbetejë në Ukrainë janë shkatërruar.

Madje edhe vetë kreu i shtetit Vladimir Putin tha para të pranishmëve se vendi i tij po “kalon një periudhë të vështirë”, duke aluduar në luftën në Ukrainë, sanksionet perëndimore dhe problemet e shumta ekonomike që i ka brenda vendit.

Në anën tjetër lufta në Ukrainë është duke vazhduar, ku çdo ditë raportohet për humbje të mëdha si në personel ushtarak ashtu dhe në makineri luftarake të Kremlinit.

(Kosova Sot Online )