Përse nuk hapet dosja e spiunit të UDB-së serbe me nofkën

Përse nuk hapet dosja e spiunit të UDB-së serbe me nofkën
  • 14 February 2019 - 08:25

Shkruan: Reshat Badallaj

Kush e ndalon këtë dosje, Hashim Thaçi, që ne Likoc kishte dhënë urdhër që të vritet ky këlysh serbi, por më vonë bëhet miku më i ngushtë për lidhjet me Aleksandër Vuçiqin, për copëtimin e Kosovës...? A e ndalon Kadri TOPUZI, kryeplak i mezlishtit me plot e përplot rrugaçë, vagabondë e hajna të peshave të rënda, që e bëri këshilltar duke e ditur se ky spiun është me librezë zyrtare që nga viti 1990, kurse më parë ishte top- sekret... A e ndalon të mos hapen dosjet Edvin Kristaq Rama, krushku i Aleksandër Vuçiqit, që të mos zbardhen faqet e errëta të këtij këlyshi të Jovica Stanishiqt? Cilat ishin lidhjet me Zoran Stijeviqin dhe me kryeudbashin kriminel JOVICA STANISHIQ

Të shkruash për luftën kundër turqve dhe të mos përmendet Gjergj Kastrioti -Skënderbeu nuk ka kuptim, të shkruash për Lidhjen Shqiptare të Prizrenit dhe të mos përmenden Abdyl Frashëri, Sylejman Vokshi, Ymer Prizreni, nuk ka kuptim, të shkruash për Shpalljen e Shtetit Shqiptar e të mos përmendet Ismail Qemali, plaku i Vlorës nuk ka kuptim dhe të shkruash për luftën titanike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), e të mos përmendet kapedan Adem Shaban Jashari, hiç nuk ka kuptim.

Këto janë katër epokat shqiptare dhe nuk ka epokë tjetër dhe mos i besoni askujt. Pra, këto epoka kanë qenë në syrin vëzhgues të pushtuesve, që nga Sulltan Sulejmanët e Top Kapisë, Dërgut e Osman, pastaj zhabar, andar dhe me të poshtrit në planet kanë qenë dhe do të jenë serbosllavët zhupanë e vojvodë që ia kishin zënë me kohë frymën kombit tonë dhe nuk i lanë të marrin frymë lirisht. Argatin e kësaj kuçedre, murtaje dhe kolere të zezë padyshim se i kanë ndihmuar zagarët dhe langonjtë shqipfolës, shpirtzinj dhe shpirtshitur që i binin kambanave të mortit kundër kombit dhe se dëgjonin edhe frymëmarrjen e atdhetarëve që kishin nisur vallen e çlirimit dhe pastaj behej hataja.

Lidhjet me Stanishiqin

Dua të them se të shkruash për spiunët, tradhtarët, zagarët e pushtuesit pansllavistë serbosllavë, nipave të Drazh Mihajlit, Aleksandër Rankoviqit, pastaj qenit plak Titos, Slobodan Milosheviqit, kasapit të shqiptarëve dhe të mos përmendësh UDB-në, KOS-in dhe langonjtë shqipfolës vërtet nuk ka kuptim. Serbosllavia në tërë Ballkanin ka zbarkuar jo më pak se 2200 udbashët dhe më të rrezikshmit nga këta 720 i shpërndanë si vaji në lakra në Kosovë, që kanë bërë tmerr, batërdi e lemeri duke vrarë shqiptarët me sakicë e hanxhar dhe i kanë humbur pa shenjë e pa dok. Serbia fashiste i paguante mirë langonjtë që jepnin habere dhe merreni me mend dhe analizoni me gjakftohtësi se në Kosovë, para luftës ishin mbi 880 fshatra etnikisht të pastra dhe Beogradi i dinte të gjitha lëvizjet dhe sa lugë kishte një familje.

Nga ky soj kriminelesh të kopesë ku strehoheshin spiunët ishte edhe Baton Fazli Haxhiu, djali i Fazli Qelit po ashtu, me tradita të moçme antishqiptare. Ky daton herët në shërbim të tyre, por që nga viti 1990, është më librezë zyrtare dhe se lidhjet me ketë organizatë terroriste që quhej UDB, nuk i shkëputi kurrë dhe bëhet miku me i ngushtë me shefin e tij kryeudbashin dhe kriminelin antishqiptar Jovica Stanishiq, por kurrë nuk i ka shkëputur lidhjet ditë e natë edhe me Zoran Stijeviqin. Kjo specie e rrezikshme, Baton Haxhiu, lokalet e UDB-së serbe në Beograd i ka shëtitur më shumë se dhomat e tij dhe ishte shumë i privilegjuar për argatin që ia bënte dhe natyrisht se shpërblehej.

I shante shqiptarët në çdo tre rreshta, edhe pse si gazetar nuk vyen as dy para, kurse dorën në zemër për spiunim nuk ia gjen as shoqin, sepse këtë zanat e kanë në gjak. Baton Fazli Haxhiu nga Jovica Stanishiqi, merr nofkën "NOVINAR" që në gjuhen shqipe do të thotë gazetar. Shushunja serbe, Baton Haxhiu, në Serbi hynte e dilte pa ferrë në këmbë ku nuk guxonte askujt t´i shkelte këmba. Kur iu vu flaka Beogradit, askush jo vetëm nga shqiptarët,por rrallëkush që mundi të futej atje. Batoni, djali i Fazli Qelit aty ishte i pari dhe zgërdhihej dhe jo që raportonte ndonjë gjë, por ama atje duhej të ishte.

Batoni kërkon të bëhet tebdil

Gjatë kohës së luftës në Kosovë, ky nuk ikën fare nga Kosova, përkundrazi rri i ruajtur rreptësisht nga organizata terroriste e tij UDBja në hotelin "GRAND" në Prishtinë dhe bashkë me Veton Surroin dhe me një gazetare greke. Në Kosovë, bëhej nami, sallamadi, hata e kasaphanë që nuk e njeh bota e civilizuar nga pushkaxhinjtë sllavojugorë ortodoksë, mercenarë rusë dhe se zotëronin makinerinë më moderne të luftës kundër popullatës shqiptare që mbronin pragun e shtëpisë. Kosovës, hordhitë çetnike-serbe ia kishin vënë flakën duke e djegur tokën që na kishte lënë ZOTI hise, ndërkaq, ky langua bënte dyzen ahengu në Prishtinë.

Fushave, maleve, rrugëve të Kosovës, shkonte gjaku lumë dhe nga çetniket e droguar pihej me lugë, personalisht Kosovës ia mësyn kryekrimineli i Serbisë fashiste Jovica Stanishiqi me gardën e tij, pushkaxhinj e kasapë të kasaphanës dhe drejt e në çerdhen e kopesë të staneve kriminele ku ishte Batoni, djali i Fazli Qelit. Këtë Jovica me gardën e tij e marrin dhe ia mësynë vendit të flladshëm të bjeshkëve të Kosovës që quhet BREZOVICË dhe vendosen pikërisht në hotelin piktoreskë të kësaj perle të vendit të shqipeve dhe fije për pe jep informacionet dhe se ku gjenden istikamet e të tremburve, djemve dhe vajzave më të fortë të kombit që quhej UÇK dhe jo ata kopilët e Bukoshit, hajnit dhe atyre që paguheshin nga kopili i Titos.

Isa Mustafa e Bujar Bukoshi i kishin bërë argatin 50 vjet makinerisë vrastare serbe që me zinxhirët e tankeve grinin trupat e njomë të shqiptarëve, bile edhe të atyre që ishin shtalb e djem hasreti. Batoni kërkon të bëhet tebdil, të mos hetohet se është bashkëpunëtor i tyre, por kot, u kap me pelë për dore. Në Brezovicë bëjnë dyzen ahengu dhe plane ogurzeza për kombin tonë në përgjithësi. Si gjithmonë, ky ushqehej nga çorba e kuzhinave të Zemunpoljes, sajon se kinse është vrarë, krejt më qëllim për t´iu hedhur pluhur syve popullit, për të turbulluar dhe hutuar. Pasi mbështet për muri dhe nuk mund t´i fshinte këmbët e gjarprit, miqtë e tij të vjetër UDB-ABIA SERBE ME VETURËN E TYRE, ME PËRCJELLJE E FUSIN SI NUSE NË MAQEDONI.

Eh, arsyetimi i këtij ishte kinse këtë e kanë marrë si ndërmjetësues për takimin MILOSHEVIQ-BAKALLI, duke harruar se populli pyet: Përse pikërisht Batonin, djalin e Fazli Qelit, përse UDBA-ja SERBE DHE JO DIKUSH TJETËR!? 

Ua kalon edhe ish- titistëve

Çuditërisht, spiuni i rrezikshëm i kombit shqiptar, langoi dhe zagari serb, "NOVINARI"- Baton Haxhiu, duke parë se Kosovën e përgjakur që nga pas lufta e kanë zaptuar e deri me sot nga banditët e kryebanditët, nga hajnat, nga mafio-oligarkët, nga tyxharët, nga kurvat e kurvarët, e pati lehtë për të manipuluar me këtë, manipuloi dhe depërtoi lehtësisht dhe jo vetëm këtë, por u privilegjua. Vagabondët nga frika se Serbia do të ngrejë padi penale, e ledhatuan Batonin, djalin e Fazli Qelit dhe këta i kishin duart e lira për të vrapuar pas hajnisë si zagarët pas kockave dhe fukarenjtë e qitur që para lufte nuk kishin bukë për të ngrënë u bënë supermilionerë.

Ky spiun i fton këta vagabondë në kanalin Klan Serbia dhe ata që nuk e dinë ky kanal posaçërisht i paguar për të përçarë e vëllavrasje, paguhet nga banda serbo-çetnike "Devolli". Këtë e theksova, ndoshta nuk e di dikush. Dhe ndaluni dhe mendoni pak esëll se sa SERBIA FASHISTE E KA DORËN E GJATË. Këtë Batonin e fut dhe e bën këshilltar dhe mik të Hashimit të Brojës, të Kadri Topuzit, kryeplakut të mezlishtit rrugaçësh e kopilësh, të Edvinit të Kristaqit, që dikur Kristaqi e dënon poetin kuksian me varje... Spiuni dhe kopili i UDB-së, Baton Haxhiu, djali i Fazli Qelit, paguhet shtrenjtë nga shovinizmi serbo-çetnik dhe shumë suksesshëm ka depërtuar në kopenë e kopilëve dhe vagabondëve që me vota të vjedhura, të manipuluara, pameritueshëm e kanë bërë ZAP VENDIN.

Ky qelbësirë, Baton Fazli Qeli, sipas informacioneve që jemi duke zbuluar një nga një ia kalon edhe ish-jugosllavëve, titistëve që quhet LDK. Kam fakte dhe kam shkruar qëllimisht shpeshherë se LDK-ja janë të dalë nga bishtat e UDB-së dhe pjella më e ndyrë titiste. Por, dallimi është se këlyshet e LDK-së iu kishin shitur falas UDBsë serbe, ndërkaq ky langua paguhet shtrenjtë. Por historia thotë se në fund kanë përfunduar shumë keq. Ky zuzar ka lidhje të ngushta edhe me klanin banditesk, tradhtar, hajdut që quhet "Pronto". Dhe krejt në fund, a ka ndonjë njeri në tokë të thotë se është gazetar ky Batoni. Ky nuk ka haber për gazetari, i shkathët është për spiunazh dhe tradhtar, sepse e kanë në gjak dhe me para të vjedhura del e leh në KLAN SERBIA. OSE: Kush e mban mend vetëm një shkrim që ka lënë gjurmë, vetëm një.

Pra, është zbuluar se spiuni serb i UDB-së serbe me librezë zyrtare nga viti 1990, me nofkën "NOVINAR" është Baton Haxhiu, djali i Fazli Qelit. Faj të madh kanë padyshim edhe kopilët që për interesa të tyre personale që i theksova më lart e bën këshilltar, e mos qofshin! Këta të paudhë do të vijë koha që do të përgjigjen. Një gjë të mos e harrojnë se TOKA NUK SILLET VETËM PËR KËTA KOPILË DHE HAJNA,PËR KËTA BABËZI E SHPIRTZI. Qofshi mallkuar për jetë e mot! Do të vijë dita që edhe gur varri nuk do të gjejnë, sepse kështu është shkruar fati i tyre. 

(Kosova Sot)