Gazeta “Kosova Sot” ishte dhe mbeti gazeta më e dashur e popullit

Gazeta “Kosova Sot” ishte dhe mbeti gazeta më e dashur e popullit
Gazeta “Kosova Sot” ishte dhe mbeti gazeta më e dashur e popullit

Muhamet Kelmendi

  • 23 March 2024 - 22:55

Shkruan: Muhamet Kelmendi

Gazeta “Kosova Sot” u themelua në kohën më të rëndë dhe më të vështireë që po kalonte populli shqiptarë dhe Kosova nën pushtimin serbomadh e gjenocidal.

Ishin vitet e dhunës dhe të terrorit serbomadh.

Klika e Milloshvicit po vriste, masakronte dhe kryente gjenocid mbi popullin shqiptarë të pambrojtur e të pa armatosur.

 

Për çdo ditë masakroheshin me qindra e qindra shqiptarë. Kishte përdhunime masive të nënave e të motrave tona shqiptare. Vriteshin edhe të porsalindurit, fëmijët, gratë dhe pleqët.

Gazeta ‘Kosova Sot’ e dënonte dhe e gjykonte fuqishëm këtë dhunë të paparë gjenocidiale dhe doli në ballë të informimit real të masave gjithë-popullore.

Shkrimet në gazetën ‘Kosova Sot’ tregonin e dëshmonin dhunën, përdhunimet dhe masakrimet serbe në Drenicë, në Llap, në Dukagjin, në Rrafshin e Kosovës etj.

Gazeta ‘Kosova Sot’ gjithmonë solli mendime të pjekura dhe informata reale politike, të brendshme, nga Kosova, Evropa dhe SHBA-të.

Shpejt arriti të bëhet gazetë e dashur dhe shumë e dëshiruar nga të gjithë lexuesit në Kosovë.

Ishin vitet më të rënda që njeh historia e kombit shqiptar.

Ushqimi që po vinte e që po sillte tek lexuesit nëpërmjet gazetës ‘Kosova Sot’ ishte informim i vërtetë dhe i vetëm i besueshëm. Ajo tregonte gjendjen dhe ipte shpjegime reale.

Me këtë politikë editoriale të gazetës, ‘Kosova Sot’ u bë e padashur dhe e urrejtur për okupatorin serb.

Pushteti serb kriminalisht e ndali dhe bëri aktin më kriminal mbi shtypshkronjën e gazetës ‘Kosova Sot’.

E djegu të tërën për disa ditë.

Persekutimet e ndryshme dhe presioni nga qeveritarët serbë vazhdoji për kohë të gjatë, sikur edhe nga ish-‘seimenët’ (spiunët) e ish-regjimit serb.

Megjithatë, nuk u ndalë kurrë nga detyra e saj e madhe, nacionale e dardane, duke i qëndruar besnike informimit më objektiv të gjendjes në Republikën e Kosovës.

Mbështetur në rolin dhe detyrën e informimit që kishte, si e drejtë legale ndërkombëtare, vazhdoji punën tepër te vështirë dhe të rëndë të informimit të luftës çlirimtare.

‘Kosova Sot’ u pozicionua me një kurs të ashpër kundër pushtimit serbomadh në Kosovë. Ajo ishte krahu më i fortë dhe dobi-prurës i luftës së Ushtrisë Clirimtare të Kosovës dhe tërë popullit shqiptar në Kosovë.

Gazeta ‘Kosova Sot’, pas luftës u vu në ballë të aktivitetit për të ndërtuar një shtet demokratik, të besueshëm e ligjor.

Ajo kurdoherë doli në anën e të drejtës dhe drejtësisë.

Arriti të bëhet gazeta më e guximshme edhe më e lexueshme edhe në paqe pas luftës, ashtu që pa kompromis luftonte oligarkët mafiozë, politkanët mafiozë, dhe krimin dhe korrupsionin në cdo pore të shtetit – respektivisht pushtetit.

Edhe vetë dha propozime e mendime të qarta në fushën e shtetit ligjor. U bë informatorja ekskluzive e dukurive kriminale në gjykata, në polici, në prokurori dhe në nivel të lartë të shtetit gjatë 20 viteve të fundit.

Nuk mbeti prapa as me analizat shumë domethënëse e profesionale për keqpërdorimet e pozitës së shtetit në nivel komunal në kryeqytet.

Guximshëm e fuqishëm, kërkoji një riorganizim të KPK-së dhe të KGJK-së.

Kritikoji në mënyrë faktike e të besueshme dështimet në privatizimin e bërë në Kosovë.

Për shumë vite, kërkoji të bëhet VETTING-u i drejtë dhe i detyrueshëm në Kosovë.

Lajmëroji me kohë qytetarët e republikës për gjendjen e rëndë në fushën e administratës publike, duke kërkuar një angazhim substancial në përmirësimin e pushtetit

Ajo u bë dhe mbeti arma më e forte e shtetit ligjor, demokratik dhe plural.

Edhe tani ajo po sjellë punime e shkrime nga të cilat bëhen analizat më konstruktive dhe të thukta analitike mbi gjendjen në raport me shtetin kriminal serb.

Gazeta Kosova Sot bëri paralajmërime të akteve terroriste nëpër enklavat serbe të dirigjuara nga Serbia e sotme fashiste.

Doli hapur kundër Asociacionit serb dhe u bë krah i fortë i ndërtimit të një ushtrie profesionale dhe të armatosur sic i ka hije një republike demokratike.

Mbeti si gazetë e shkruar dhe elektronike shumë reale, pragmatike dhe tepër luftarake e shtetit ligjor të Republikës së Kosovës.

Gazeta Kosova Sot doli hapur në mbrojtje të sovranitetit dhe të intergritetit të paprekshëm territorial të Republikës së Kosovës.

Ajo për 25 vite i dha Republikës frymë dhe jetë përmes shkrimeve të saj, në një mision unikal.

Urime dhe suksese!